Regjioni: Finlandë
Gjuha: Shqip
Ndrysho

Politika e privatësisë

I vlefshëm nga: 30.3.23

Platforma Paysera Tickets

1. Kontrolluesi i të dhënave personale është shoqëria private me përgjegjësi të kufizuar “Paysera LT”, kodi i personit juridik 300060819, adresa: Pilaitės pr. 16, Vilnius (në tekst në vijim – Paysera), degët dhe zyrat e saj përfaqësuese, kompanitë e grupit Paysera sipas vendbanimit të personit (klientit), si edhe persona të tjerë juridikë të përfshirë nga “Paysera LT”, UAB në ofrimin e shërbimeve dhe të autorizuar për të vepruar në emër të “Paysera LT”, UAB. Detajet e kontaktit të Paysera publikohen në www.paysera.com. Detajet e kontaktit të Oficerit të Mbrojtjes së të Dhënave të autorizuar nga Paysera: dpo@paysera.com.
2. Paysera administron platformën e biletarisë së eventeve “Paysera Tickets” me adresë tickets.paysera.com (në tekst në vijim – platforma Paysera Tickets).
3. Shërbimet e ofruara nga platforma Paysera Tickets përfshijnë krijimin e eventeve nga Organizatorët, regjistrimin në evente, informacionin rreth eventeve, shitjen e biletave për eventet, blerjen e biletave nga Blerësit dhe regjistrimin në platformën Paysera Tickets, leximi (përdorimi) i informacioneve të publikuara duke ofruar dhe marrë çdo informacion, çdo të dhënë dhe çdo shërbim që Paysera ofron, ose mund të ofrojë në të ardhmen përmes platformës Paysera Tickets (në tekst në vijim - Shërbimet).

Qëllimet e Politikës së Privatësisë

4. Kjo politikë e Privatësisë (në vijim në tekst - Politika e privatësisë) është një dokument që përcakton rregullat kryesore të mbledhjes, administrimit dhe ruajtjes së të dhënave personale dhe informacioneve të tjera të rëndësishme, synimet, qëllimet dhe aspektet e tjera të rëndësishme të të dhënave personale për personat që përdorin platformën Paysera Tickets.
5. Politika e privatësisë zbatohet për të gjithë personat (fizikë dhe juridikë) që përdorin platformën Paysera Tickets, ose vizitojnë faqen web të Paysera Tickets.
6. Paysera respekton të drejtën e privatësisë personale dhe ndërmerr të gjitha masat e mundshme për të garantuar sigurinë dhe konfidencialitetin e të dhënave personale dhe informacioneve të tjera të përpunuara në platformën Paysera Tickets. Për të mbrojtur këtë informacion nga aksesi, përdorimi, kopjimi, ose zbulimi i paautorizuar, Paysera përdor një sërë instrumentesh administrative, teknike dhe fizike të sigurisë.
7. Të gjitha të dhënat personale të mbledhura nga Paysera përpunohen në përputhje me Ligjin e Republikës së Lituanisë për Mbrojtjen Ligjore të të Dhënave Personale, Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave dhe akte të tjera ligjore.

Pajtueshmëria me Politikën e Privatësisë

8. Duke vizituar faqen web (tickets.paysera.com) ose duke përdorur Shërbimet e përfshira këtu, personi pranon dhe konfirmon se kanë lexuar politikën e Privatësisë, e kanë kuptuar dhe janë pajtuar me të. Paysera rezervon të drejtën për të ndryshuar dispozitat e Politikës së Privatësisë duke publikuar versionin më të fundit të politikës së Privatësisë në faqen web të Paysera Tickets,e vlefshme në momentin që publikohet në faqen web. Personi që përdor faqen web, ose Shërbimet e përfshira këtu duhet të sigurohet se ka lexuar versionin më të fundit të politikës së Privatësisë që aplikohet kur vizitohet faqja web. Nëse nuk pajtoheni me politikën e Privatësisë dhe kushtet e ofruara këtu, ata nuk kanë të drejtë të përdorin platformën Paysera Tickets dhe Shërbimet e saj.
9. Duke u pajtuar me politikën e Privatësisë, personi i jep Paysera të drejtën të procesoj të dhënat personale sipas procedurës së vendosur te politika e Privatësisë.
10. Paysera thekson se platforma Paysera Tickets përmban linqe në faqet web të personave të tretë, kompanive, ose organizatave (psh. organizuesve të eventeve) dhe informacioni personal, kur procesoni një biletë, ose regjistroheni në një event specifik që i transferohet organizatorit të eventit. Paysera nuk mban përgjegjësinë për përmbajtjen e faqes web, metodën e përpunimit të të dhënave personale personale dhe sigurimin e privatësisë personale në faqen web të organizatorëve të eventeve (ose personave të tretë), edhe nëse personi akseson faqe web të personave të tretë përmes linqeve të ofruara në faqen web aktuale; prandaj përpara se të ofrojmë informacion personal duhet të lexohen rregullat, termat e privatësisë, kushtet dhe dokumente të nevojshme të faqes web dhe administratorëve të tyre lidhur me përpunimin e të dhënave personale.

Të Dhënat Personale të Mbledhura në platformën Paysera Tickets

11. Politika e privatësisë zbatohet për çdo informacion që mund të mblidhet nga persona gjatë përdorimit të Shërbimeve dhe që konsiderohet të dhëna personale, pra informacioni mund të lidhet drejtpërdrejt me personin, ose të përdoret për të identifikuar personin. Dispozitat e kësaj politike të privatësisë nuk zbatohen në lidhje me informacionet që nuk konsiderohen të dhëna personale.
12. Disa të dhëna në platformën Paysera Tickets, të cilat Paysera i merr direkt nga personi mund të konsiderohen të dhëna personale; Kështu, Paysera i përpunon në përputhje me kërkesat e ligjeve dhe akteve të tjera ligjore të Republikës së Lituanisë dhe dispozitave të kësaj Politike të Privatësisë.
13. Shtrirja e të dhënave të mbledhura në platformën Paysera Tickets është në varësi të shërbimeve të përdorura, ose që synohen të përdoren.
14. Një person mund të vizitojë faqen web të platformës Paysera Tickets dhe të lexojë informacionin e paraqitur pa dhënë asnjë informacion personal.
15. Organizuesi i eventit: Të dhënat personale të organizatorëve që kanë nënshkruar Marrëveshjen e Shërbimeve të Përgjithshme të Pagesave Paysera mblidhen dhe përpunohen në përputhje me Marrëveshjen e Përgjithshme të Shërbimit të Pagesave dhe Aneksin e Politikës së Privatësisë.

Blerësi i biletës

16. Nëse një person i cili nuk është i regjistruar në platformën Paysera Tickets dëshiron të blejë një biletë për një event të publikuar në faqen web të Paysera Tickets, do t'i kërkohet një adresë emaili personale, ku do të dërgohen më vonë biletat elektronike të blera.
17. Kur një person blen një biletë, adresa e emailit e vendosur nga personi transferohet tek organizatori i eventit të biletës së blerë. Duke konfirmuar porosinë e biletës së eventit, personi jep edhe pëlqimin e tij për të transferuar informacionin personal (të dhënat personale) që ai plotëson te organizatori i eventit.
18. Platforma Paysera Tickets ofron mundësinë që organizatori i eventit të krijojë fusha të informacionit shtesë për blerësit e biletave (të pranishmit në event) për një event specifik. Këto të dhëna personale të blerësve përpunohen nga organizatori i eventit si kontrollues i të dhënave personale, ndërsa Paysera i përpunon (ruan) këto të dhëna, si përpunues i të dhënave sipas urdhrit të kontrolluesit të të dhënave (organizatorit të eventit), në bazë të Marrëveshjes së Përpunimit të të Dhënave Personale .
19. Organizatori i eventit mban përgjegjësi të plotë për ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave personale të mbledhura të blerësve. Organizatori i eventit duhet të sigurojë që përpunimi i të dhënave personale të blerësve të kryhet për qëllime legjitime dhe mbi baza legjitime, kur kërkohet pëlqimi i blerësit në lidhje me përpunimin e të dhënave personale, si edhe njoftimin e duhur për përpunimin e të dhënave personale, ose ofrohen marrëveshjet e lidhura për përpunimin e të dhënave personale.
20. Organizuesve të eventeve ju rekomandohet që mbledhja e të dhënave të jetë e kufizuar dhe vetëm për qëllime të eventit specifik dhe shërbimeve të ofruara gjatë eventit.
21. Nëse organizatori i eventit synon të përdorë të dhënat e mbledhura për qëllime marketingu, organizatori i eventit duhet të informojë personat për këtë qëllim, përpara se të mbledhë të dhënat dhe të marrë pëlqimin e tyre.
22. Nëse personi pranon të japë informacionin e kërkuar nga organizatori i eventit duke konfirmuar porosinë e biletës për eventin, personi konfirmon edhe pëlqimin e tij për të transferuar informacionin personal (të dhënat personale) tek organizatori i eventit.
23. Të dhënat personale të blerësit, që i jepen organizatorit të eventit, kur regjistrohen për një event specifik mbrohen edhe nga Paysera sipas dispozitave të kësaj Politike të Privatësisë.
24. Blerësi është përgjegjës për dhënien e të dhënave personale, saktësinë dhe plotësinë e tyre.
25. Paysera nuk mban përgjegjësi për metodat e sigurimit të pajtueshmërisë me politikën e Privatësisë të organizatorëve të eventeve; prandaj rekomandohet që personi të lexojë rregullat e të dhënave personale të organizatorit të eventit, përpara se të japë informacion personal.

Qëllimet e përpunimit të të dhënave

25. Qëllimi i përpunimit të të dhënave të ofruara nga personi, kur blen një biletë në platformë është blerja e një bilete përmes platformës Paysera Tickets. Për më tepër, Paysera mund të mbledhë të dhëna personale për qëllime të tjera të specifikuara në Politikën e privatësisë.

Regjistrimi në platformën Paysera Tickets

26.1. Të dhënat personale për këtë qëllim përpunohen në mënyrë që personi të regjistrojë një llogari në platformën Paysera Tickets dhe të shikojë eventet e tij, planet e ulëseve, ose historinë e blerjeve.
26.2. Për këtë qëllim mund të përpunohen të dhënat personale të mëposhtme: emri, mbiemri, adresa e emailit, identifikuesit e regjistrimit në platforma të tjera të jashtme (p.sh. Facebook, Google, Paysera, etj.), shteti dhe gjuha.
26.3. Periudha e ruajtjes së të dhënave: 10 (dhjetë) vjet nga përfundimi i regjistrimit.
26.4. Ofruesit e të dhënave: subjekti i të dhënave drejtpërdrejt.
26.5. Përfituesit e të dhënave: të dhënat e marra për këtë qëllim nuk u kalohen personave të tjerë.

Për të mbështetur dhe administruar marrëdhëniet me përdoruesit e platformës

27.1. Nëse një person ka ofruar të dhënat personale me pëlqimin e tij për arsye specifike pranë Paysera, kjo e fundit mund t'i përdorë këto të dhëna personale vetëm për qëllim, p.sh. nëse një person kontakton Paysera përmes email për të paraqitur një kërkesë për Shërbimet e ofruara në platformën Paysera Tickets, Paysera ruan dhe përdor të dhënat e ofruara nga personi për të paraqitur përgjigjen e pyetjeve të personit për të zgjidhur problemin dhe për t'ju përgjigjur adresës së emailit, ose të dhënave të tjera të paraqitura të kontaktit.
27.2. Për këtë qëllim mund të përpunohen të dhënat personale të mëposhtme: emri, mbiemri, numri i telefonit dhe adresa e emailit.
27.3. Periudha e ruajtjes së të dhënave: 10 (dhjetë) vjet nga data e dhënies së të dhënave personale.
27.4. Ofruesit e të dhënave: subjekti i të dhënave drejtpërdrejt.
27.5. Përfituesit e të dhënave: të dhënat e marra për këtë qëllim nuk u kalohen personave të tjerë.

Informimi për shërbimet

28.1. Të dhënat personale për këtë qëllim përpunohen për të informuar Organizatorin për shërbimet e ofruara nga Paysera Tickets, çmimet e tyre, specifikat dhe mesazhet e tjera në lidhje me shërbimet e ofruara të Paysera Tickets.
28.2. Të dhënat personale mund të përpunohen për këtë qëllim: adresa e emailit, numri i telefonit, shteti dhe gjuha.
28.3. Subjekti i të dhënave konfirmon se ata janë të vetëdijshëm se mesazhe të tilla janë të nevojshme për përdorimin e platformës Paysera Tickets dhe ato nuk konsiderohen si mesazhe marketing të drejtpërdrejtë.
28.4. Periudha e ruajtjes së të dhënave: 10 (dhjetë) vjet nga përfundimi i regjistrimit.
28.5. Ofruesit e të dhënave: subjekti i të dhënave drejtpërdrejtë.
28.6. Përfituesit e të dhënave: të dhënat e marra për këtë qëllim nuk u kalohen personave të tjerë.

Përdorimi i të Dhënave Personale për Qëllime të Marketing të Drejtpërdrejtë

29.1. Të dhënat personale përpunohen me qëllimin për t'i ofruar Blerësve oferta në lidhje me shërbimet e ofruara nga Paysera Tickets dhe për të mësuar blerësve opinione të shërbimeve të sipërpërmendura.
29.2. Të dhënat personale mund të përpunohen për këtë qëllim: adresa e email, numri i telefonit, shteti dhe gjuha.
29.3. Paysera gjithashtu mund të kryejë profilizimin për qëllime marketing të drejtpërdrejtë. Profilizimi mund të kryhet duke përdorur Piwik, Google, Facebook dhe instrumente të tjera analitike.
29.4. Për këtë qëllim, Paysera dërgon njoftime dhe mesazhe të drejtpërdrejta marketing, me pëlqimin e personit. Paysera mund të përdorë një ofrues shërbimi njoftimesh, ndërkohë që sigurohet që ofruesi i përmendur përputhet me kërkesat e mbrojtjes së të dhënave personale të përcaktuara në Marrëveshjen e Përbashkët të Kontrolluesit. Një person mund të revokojë pëlqimin e tij me marrjen e njoftimeve, ose mesazheve marketing të drejtpërdrejtë duke klikuar në lidhjen Revoko pëlqimin e dhënë në çdo mesazh marketing të drejtpërdrejtë, si dhe duke informuar Paysera në çdo kohë për refuzimin e tyre për të përpunuar të dhënat personale për qëllime marketing të drejtpërdrejtë me email në adresën. support@paysera.com.
29.5. Kufijtë kohorë të ruajtjes së të dhënave: deri në deklaratën e personit për refuzimin e përpunimit të të dhënave për këtë qëllim, ose për blerësit e regjistruar në platformën Paysera Tickets për 10 (dhjetë) vjet nga përfundimi i regjistrimit për blerësit që nuk janë të regjistruar në platformën Paysera Tickets për 10 (dhjetë) vjet nga data e blerjes së biletës për eventin, ose paraqitjes së të dhënave personale.
29.6. Ofruesit e të dhënave: drejtpërdrejtë nga vetë subjekti i të dhënave.
29.7. Përfituesit e të dhënave: të dhënat për këtë qëllim mund të transferohen nëpërmjet kërkimit dhe platformave të rrjeteve sociale (në faqet e këtyre platformave sigurohet mundësia për të refuzuar përpunimin e të dhënave) dhe ofruesve të shërbimeve të njoftimeve.

Analiza statistikore

30. Të dhënat personale të mbledhura për qëllimet e sipërpërmendura mund të përpunohen për qëllime statistikore. Për këtë qëllim të dhënat personale do të përpunohen në mënyrë që duke i përfshirë në objektin e analizës statistikore subjektet, të mos identifikohen. Mbledhja e të dhënave personale për qëllime të analizës statistikore bazohet në interesin legjitim për të analizuar, përmirësuar dhe zhvilluar aktivitetin e kryer. Një person ka të drejtë të mos pajtohet dhe të kundërshtojë përpunimin e të dhënave të tij personale për një qëllim të tillë në çdo kohë dhe në çdo formë duke informuar Paysera për këtë. Megjithatë, Paysera mund të vazhdojë të përpunojë të dhënat për qëllime statistikore, nëse provon se të dhënat përpunohen për arsye legjitime, bindëse përtej interesave, të drejtave dhe lirive të subjektit të të dhënave, ose për krijimin, ushtrimin, ose mbrojtjen e pretendimeve ligjore.

Përmirësimi i shërbimit

31. Të dhënat e mbledhura për qëllimet e përmendura më lart, mund të përdoren për të përmirësuar instrumentet teknike dhe organizative, infrastrukturën e TI-së, përshtatjen e shërbimeve me pajisjet e përdorura, zhvillimin e shërbimeve të reja Paysera, përmirësimin e shërbimeve ekzistuese, si dhe testimin dhe përmirësimin e instrumenteve teknike dhe infrastrukturës së TI-së.

Parandalimi i keqpërdorimit të shërbimit dhe ofrimi i duhur i shërbimit

32. Të dhënat e mbledhura për të gjitha qëllimet e mësipërme mund të përdoren për të parandaluar aksesin dhe përdorimin e paautorizuar, dmth për të garantuar privatësinë dhe sigurinë e informacionit.
33. Paysera do të informojë përdoruesit e platformës Paysera Tickets, ose nëse lind nevoja për të përdorur të dhënat personale për qëllime të ndryshme nga ato të përcaktuara në këtë politikë të Privatësisë. Në të gjitha rastet informohet personi përpara mbledhjes së të dhënave personale.

Pëlqimi, Saktësia dhe Plotësia e Dhënies së të Dhënave

34. I gjithë informacioni që i jepet Paysera ofrohet me vullnet të lirë, saktësi dhe i plotë. Kur blen një biletë në platformën Paysera Tickets dhe siguron të dhëna personale, personi pranon që të dhënat personale të përpunohen sipas procedurës dhe për qëllimet e përshkruara në këtë Politikë të Privatësisë dhe do t'i transferohen organizatorit të eventit, siç specifikohet në pikën 18 të Politkës së Privatësisë.
35. Paysera nuk verifikon informacionin personal të ofruar. Konsiderohet se informacioni i dhënë nga personi është i plotë, i saktë dhe personi që jep informacionin është përgjegjës për saktësinë dhe plotësinë e informacionit të dhënë.

Zbulimi i të Dhënave

36. I gjithë informacioni i sipërpërmendur, i cili përmban të dhëna personale, nuk do t'i transferohet asnjë personi të tretë pa pëlqimin e personit me përjashtim të rasteve të përcaktuara në këtë Politikë të Privatësisë, kur kërkohet nga legjislacioni në fuqi, ose është i nevojshëm për qëllime. të ofrimit të Shërbimeve.
37. Paysera mund të zbulojë të dhëna personale, ose informacione të dhëna nga personi, kur një zbulim i tillë kërkohet nga legjislacioni i vlefshëm, ose autoritetet kompetente. Paysera gjithashtu mund të zbulojë të dhëna ose informacione personale vetëm, nëse nuk është e ndaluar nga legjislacioni dhe vetëm, kur mund të justifikohet në mënyrë objektive për rastin konkret. Paysera angazhohet të mos zbulojë të dhëna personale personave të tretë, me përjashtim të rasteve të mëposhtme:
37.1. kur personi jep pëlqimin për zbulimin e të dhënave personale;
37.2. gjatë ofrimit të Shërbimeve - për një organizator të eventit, për të cilën personi ka blerë një biletë duke e informuar personin për këtë (siç parashikohet në këtë Politikë të privatësisë dhe gjithashtu në marrëveshje me organizatorët e eventit);
37.3. autoriteteve të zbatimit të ligjit sipas procedurës së përcaktuar nga legjislacioni i Republikës së Lituanisë;
37.4. nëse është e nevojshme për të parandaluar, ose hetuar aktivitetet kriminale;
37.5. në rastet e tjera të parashikuara nga legjislacioni.
38. Në rast nevoje, Paysera rezervon të drejtën të punësojë persona të tjerë sipas gjykimit të saj për ekzekutimin e funksioneve të caktuara në emër të Paysera. Për të kryer funksionet e tyre, atyre mund t'u jepet akses në informacione të caktuara personale. Megjithatë në raste të tilla, Paysera do të sigurojë që personat e përmendur nuk do të përdorin informacionin për qëllime të tjera, por vetëm për të kryer funksione të caktuara.

Mësimi rreth të dhënave personale të ruajtura nga Paysera, korrigjimi i pasaktësive, refuzimi i përpunimit të të dhënave dhe të drejta të tjera

39. Subjekti i të dhënave personale ka të drejtë të mësojë për të dhënat e tij personale të mbledhura dhe të ruajtura përmes platformës Paysera Tickets dhe mënyrën e përpunimit, si dhe të kërkojë që këto të dhëna t'i paraqiten. Një herë në vit kalendarik këto të dhëna mund të sigurohen pa pagesë, por në raste të tjera, ofrimi i të dhënave mund të tarifohet me një shumë që nuk e kalon koston e procedurës.
40. Subjekti i të dhënave personale ka të drejtë të kërkojë nga Paysera të korrigjojë pa pagesë të gjitha pasaktësitë e të dhënave të tyre personale.
41. Subjekti i të dhënave personale ka të drejtë të ndalojë përpunimin e të dhënave (fshijë të dhënat), në rast se të dhënat personale janë përpunuar me pëlqimin e personit, kur personi revokon pëlqimin e tij, ose kur të dhënat personale nuk nevojiten për qëllimin për të cilin janë mbledhur, ose nëse janë përpunuar në mënyrë të paligjshme, ose nëse të dhënat personale duhet të fshihen sipas detyrimeve ligjore. Një kërkesë me shkrim në lidhje me refuzimin e përpunimit të të dhënave duhet t'i dërgohet Paysera personalisht, me email, ose me instrumente të tjera elektronike të komunikimit. Nëse refuzimi është i justifikuar ligjërisht, Paysera, pasi shqyrton kërkesën do të ndalojë përpunimin e të dhënave me përjashtim të rasteve të parashikuara nga ligji. Duhet të merret parasysh se e drejta për të fshirë menjëherë të dhënat personale mund të jetë e kufizuar, ose e pamundur për shkak të një detyrimi ligjor të Paysera për të ruajtur të dhënat personale të klientëve.
42. Subjekti i të dhënave personale ka të drejtë të kërkojë të kufizojë përpunimin e të dhënave, kur subjekti i të dhënave personale kundërshton saktësinë e të dhënave të tilla për një periudhë kohe brenda së cilës përpunuesi i të dhënave mund të verifikojë saktësinë e tyre; kur përpunimi i të dhënave është i paligjshëm dhe subjekti i të dhënave personale nuk pranon që të dhënat e tij të fshihen dhe kërkon të kufizojë përdorimin e tyre; kur përpunuesit të të dhënave nuk i nevojiten më të dhënat për qëllime të përpunimit të të dhënave, por kërkohet që subjekti i të dhënave personale të deklarojë, zbatojë, ose mbrojë kërkesat ligjore. Përpunuesi i të dhënave duhet të informojë subjektin e të dhënave personale, të dhënat me përpunim të kufizuar, përpara se të heqë kufizimin për përpunimin e të dhënave.
43. Subjekti i të dhënave personale ka të drejtë t'i drejtojë një ankesë një institucioni mbikëqyrës në lidhje me përpunimin e të dhënave të tij, nëse klienti supozon se të dhënat e tij përpunohen në kundërshtim me të drejtat dhe interesat e tij ligjore sipas legjislacionit në fuqi; t'i drejtohet përpunuesit të të dhënave personale dhe zyrtarit për mbrojtjen e të dhënave në lidhje me zbatimin e të drejtave të tyre; të drejta të tjera të përcaktuara me akte ligjore.
44. Kërkesa për të aksesuar të dhënat personale të ruajtura nga Paysera për t'i korrigjuar ato, ose për të refuzuar përpunimin e tyre duhet të dërgohet në adresën e emailit tickets@paysera.com. Në kërkesë personi duhet të tregojë qartë emrin, mbiemrin dhe adresën e emailit.
45. Për korrigjimin, ose fshirjen e të dhënave që i janë transferuar organizatorit të eventit, personi duhet të kontaktojë drejtpërdrejt organizatorin e eventit.

Cookies dhe Pjesëmarrja

46. Paysera mund të përdorë cookie në platformën Paysera Tickets. Cookies janë skedarë të vegjël që dërgohen në shfletuesin web të një personi dhe ruhen në hard diskun e tyre personal. Cookies transferohen në një kompjuter për herë të parë, kur vizitoni këtë faqe interneti. Më vonë, cookies përdoren për identifikimin e kompjuterit dhe për ta bërë më të lehtë aksesin në faqet web dhe informacionin që përmban. Shumica e shfletuesve web pranojnë cookie, por një person mund të ndryshojë cilësimet e shfletuesit web për të fikur skedarët e skedarëve dhe për të fshirë skedarët tashmë ekzistues. Megjithatë, kjo mund të kufizojë funksionalitetin e faqeve web.
47. Cookies e nevojshëm të përdorur nga Paysera ruhen gjithmonë në pajisjen e personit dhe përdoren për të përmirësuar identifikimin, funksionalitetin dhe përdorimin e faqes web, si dhe për të lehtësuar aksesin e personit në faqen web.
48. Cookies të tjera jo të nevojshme përdoren për të përmirësuar përvojën e personit duke përdorur faqen web, platformën Paysera Tickets dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve të ofruara. Këto cookie përdoren vetëm pas dhënies së pëlqimit të një personi.
49. Të gjitha informacionet në lidhje me cookies e përdorura në faqen web, qëllimin, vlefshmërinë dhe të dhënat e përdorura të tyre janë paraqitur këtu .

Dispozitat përfundimtare

50. Paysera rezervon të drejtën të ndryshojë dispozitat e politikës së privatësisë në çdo kohë. Ndryshime të tilla hyjnë në fuqi në momentiin e publikimit në faqen web të Kompanisë – tickets.paysera.com. Kështu, personat që vizitojnë faqen web dhe përdorin Shërbimet u rekomandohet të lexojnë gjithmonë versionin më të ri të Politikës së Privatësisë i cili zbatohet në momentin e vizitës së faqes web dhe përdorimit të Shërbimeve.
51. Dispozitat e kësaj politike të Privatësisë i nënshtrohen legjislacionit të Republikës së Lituanisë. Të gjitha mosmarrëveshjet në lidhje me dispozitat e kësaj Politike të Privatësisë do të zgjidhen përmes negociatave dhe në rast të dështimit të arritjes së një marrëveshjeje - në gjykatat e Republikës së Lituanisë.

Politika e privatësisë (Versioni i vjetëruar, i vlefshëm deri më: 30.3.23)