Filiali
Çfarë është?
Nëse jeni duke organizuar një event me shumë mundësi qëllimi juaj është të keni sa më shumë pjesëmarrës. Nëse jeni duke menduar se cila strategji, kanal komunikimi përshtatet më efektivisht me nevojat tuaja, ne kemi një zgjidhje për t'a gjurmuar atë.
Ju lutemi përdorni mjetin për të gjurmuar se cili kanal i çoi klientët në eventin tuaj, plotësisht falas
Si të filloj?

Krijo një event

Shtoni një parametër tjetër në link-un e eventit

Gjurmoni klientët tuaj

Vlerësoni mjetet dhe kanalet më efikase
Ju duhet të shtoni një parametër tjetër gjurmimi në fund të çdo URL eventi për të gjurmuar tranfikun ?affid=parameter.
Një shembull i një linku të zakonshëm: https://tickets.paysera.com/lt/event/your_event_name,
Një shembull i një reference me një parametër vëzhgimi: https://tickets.paysera.com/lt/event/your_event_name?affid=newsletter
Për të monitoruar me saktësi efektivitetin e një kanali komunikimi, ne rekomandojmë caktimin e disa parametrave të ndryshëm në një event, në varësi të kanalit të komunikimit, instrumentit, ose partnerit përmes të cilit kryhet komunikimi. Për shembull, parametri mund të jetë: ?affid=facebook_event, ?affid=partnerisX etj. Do të shikoni të gjitha statistikat për të gjitha parametrat që keni krijuar duke hyrë në administrim dhe duke zgjedhur Raportet > Porositë.
Nëse një klient viziton faqen e eventit tuaj përmes link të ndryshme referuese, ne do të shfaqim vetëm atë të fundit që e shtyu të blinte bileta ose të regjistrohej për eventin tuaj.
Suksese në krijimin dhe administrimin e eventeve!